Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka thumbuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa ka komentuar deklaratat e këtij të fundit për Kosovën.
Në një intervistë për mediat, ai theksoi se nëse Shqipëria është e shqiptarëve duhet të jetë gjithmonë me Kosovën.
Referuar Ramës, ai theksoi se i duket e paarsyeshme që të dorëzohemi para bandave.
“Mendoj se Shqipëria nëse është e shqiptarëve duhet të jetë gjithmonë me Kosovën, nëse është me dikë tjetër atëherë mban qëndrime tjera. Shqipëria duhet të jetë gjithmonë në përkrahje të Kosvës. Policia e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës nuk kanë sulmuar askënd. Më duket e paarsyeshme që të dorëzohemi para bandave”- theksoi ai.
Pak orë pasi mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Moldavi, ku u pa edhe duke diskutuar ‘kokë më kokë’me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçic, kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e tij për tensionet në Veriun e Kosovës.
I pyetur nga BBC News mbi sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it nga protestuesit dhe rindezjen e konfliktit, Rama u step të vishte me përgjegjësi si Presidentin serb dhe theksoi se Kurti gaboi.
Vuçiç sipas tij është përgjegjës për situatën e krijuar, pasi detyroi serbët të braktisnin institucionet lokale duke krijuar vakumin që shty Kosovën të zhvillonte zgjedhjet e 23 prillit për të ruajtur rendin demokratik.
Ndërsa, për Ramën, Albin Kurtin i fryu zjarrit me këmbënguljen që tregoi duke futuru në zyra nën shoqërimin e Policisë Speciale 4 kryekomunarët.