Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas thirrjes së BE-së, e cila I kërkoi Kosovës të shpallë zgjedhje të reja në katër komunat e veriut, që banohen me shumicë serbe.
Shefi i qeverisë tha se kjo thirrje nuk mund të ishte më e qartë se kaq.
Me një shënim në “Twitter”, Rama shkruan se prania e policisë së Kosovës në mbrojtje të ndërtesave boshe është një lëvizje absurde, po dhe vendosja e ushtrisë serbe në kufi është veprim joevrpian.
“BE-ja nuk mund të ishte më e qartë! Vazhdimi i këtij mosplani absurd duke vendosur policinë për të mbrojtur ndërtesat boshe në të cilat zyrtarët e zgjedhur nuk mund të hyjnë, dhe nga ana tjetër, vendosja e trupave të ushtrisë për të kënduar në kufirin e një vendi tjetër nuk mund të ishte më vetëshkakuese dhe më pak evropiane”- shkruan Rama.