Një shpërthim është raportuar në veri të Mitrovicës para pak minutash.
Megjithatë, Policia e Kosovës ka sqaruar se maturantët serbë kanë festën e tyre dhe me këtë rast kanë hedhur mjete piroteknike.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë KosovaPress-it, se sipas informatave që ata kanë janë hedhur mjete piroteknike nga maturantët të cilët kanë festën e tyre.
Përndryshe, u raportua se ai shpërthim është dëgjuar edhe në jug të Mitrovicës.
Shpërthim i fuqishëm në veri
Një shpërthim ahumë i fuqishëm ka detonuar veriun e Mitrovicës rreth pesë minuta më parë.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që u dëgjua edhe në jug të Mitrovicës.
Ende nuk dihet se çfarë mjeti shpërtheu ose lokacioni i saktë i shpërthimit.
Media ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe ndodhet në pritje të informatës zyrtare.
Kujtojmë se sot është dita e gjashtë e protestave të serbëve në komunat veriore ku janë zgjedhur kryetarët e rinj shqiptarë, gjersa një shpërthim i njejtë është dëgjuar edhe mbrëmë në ora 01:30 në mesnatë.