Chollet bisedon me Vuçiqin, kjo është kërkesa e tij

Aktuale

Chollet bisedon me Vuçiqin, kjo është kërkesa e tij

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 22:19
Derek Chollet

Këshilltari i Departamentit Ameirkan të Shtetit, Derek Chollet njoftoi se ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të cilit i bëri thirrje për të qetësuar serbët e Kosovës.

Ai ftoi Vuçiqin që të ndërmarrë hapa që ndihmojnë zbutjen e krizës në veri të Kosovës.

“Dje inkurajova presidenti serb Vuçiq për të kërkuar qetësi mes serbëve të Kosovës, për të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe për t’u kthyer në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja” ka shkruar Chollet në Twitter.

Kujtojmë, se serbët në veri të Mitrovicës kanë protestuar duke kundërshtuar kryetarët shqiptarë të zgjedhur më 23 prill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat