Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku, ka reaguar ndaj televizionit shqiptar RTSH, i cili tha se Kosova e tradhtoi ish-presidentin amerikan Bill Klinton dhe në vend të paqes e zgjodhi luftën.
Maloku në një reagim në Facebook, shprehet se ky medium kontrollohet nga Edi Rama dhe befasohet se si është në sinkron me televizionin serb RTS.
Reagimi i plotë:
O tempora tempores!
(Ose; mjerë SHQIPËRIA, që po e duron EDI RAMEN!)
Si ka mundësi që RTSH e Tiranës (medium kombëtar, që e kontrollon KM shqiptar Edi RAMA!) dhe RTS-ja e Beogradit (poashtu një ish "Bastilje" e kryekriminelit Slobodan Millosheviç, që tani është në shërbim të Serbisë së madhe) të jenë në sinkron, dhe në "detyrë" antishqiptare, për krijimin e disponimit ANTIAMERIKAN në qytetarinë kosovare!?
Si!?
Duke ditur tani edhe zogjët malit se; çdo disponim, çdo synim, e çdo ambicie antiamerikane e kujdo qoftë ndër ne (jo vetëm në Kosovë e Shqipëri, po kudo ku ka shqiptarë), SHKON NË FAVOR TË SERBISË SË MADHE (apo si, si po e identifikojnë tani me eufemizëm politika dhe diplomacia serbe, si; "Botë serbe")!?