Arbëreshë Kryeziu i quajti të dëmshme deklaratat e opozitës në Kosovë, të cilat po fajësojnë kryeministrin Kurti dhe po thonë se ai nuk e do procesin e dialogimit.
E ftuar në emisionin “Review”, në Euronews Albania ajo u shpreh se nëse ka një njeri që nuk e do dialogun dhe nuk ka zbatuar asnjë prej marrëveshjeve ai është presidenti serb, ndaj sipas saj nuk duhet fajësuar kryeministri i Kosovës, as ky që është dhe as ndonjë që do ishte në vendin tij, pasi kjo dëmton shtetin.
“Nëse ka qenë dikush që nuk ka qenë i gatshëm të dialogojë, dhe që ka treguar se nuk do zbatojë asnjë prej marrëveshjeve të arritura është Vuçiçi.
Është e dëmshme për vendin tonë të thuhet se kryeministri ynë nuk është i gatshëm të dialogojë dhe të implementojë marrëveshjet e arritura, pasi dihet qartë se kush është i gatshëm të destabilizojë. Ky është Vuçiçi”,-tha Arbëreshë Kryeziu nga LVV.