Escobari dhe Lajçaku takojnë nesër Osmanin

Aktuale

Escobari dhe Lajçaku takojnë nesër Osmanin

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 13:52
Vjosa Osmani

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimir, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Takimin e parë ata do ta zhvillojnë në mbrëmje me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, duke filluar në orën 20:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Kështu ka njoftuar vetë Zyra e Kryeministrit, pa dhënë detaje rreth temave që pritet të diskutohen në takim.

Të nesërmen në mëngjes, të dy diplomatët do ta takojnë edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani, duke nisur në orën 09:45.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat