Zëdhënësi i Bashkimi Evropian thotë se Kurti dhe Vuçiq do të takohen kur të dyja palët do të pajtohen

Aktuale

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian thotë se Kurti dhe Vuçiq do të takohen kur të dyja palët do të pajtohen

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 13:58
Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se takimi i ardhshëm në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë kur dy palët të pajtohen.

Sipas Stanos, më e rëndësishmja është shtensionimi i situatës së krijuar në veri të Kosovës.

“Ne jemi gjithmonë të hapur për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë në mes kryeministri të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por kur kushtet janë mirë dhe dhe të dytë pajtohen, por tani më e rëndësishmja është shtensionimi i situatës, hapat konkretë”, u shpreh Stano në një konferencë për shtyp.

Ndryshe, sot e nesër në Kosovë e Serbi do të qëndrojnë Mirosllav Lajçak dhe Gabirel Eskobar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat