Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e kriminelëve në veri.
Çeku tash thotë se është radha e Prokurorisë që të merret me ta.
“Kriminelët në veri tash veçse dihen. Ata kanë emër e mbiemër. Institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre.
Tash është radha e Prokurorisë”, shkroi Çeku.