Sveçla deklarohet për aksionet e Policisë në veri

Aktuale

Sveçla deklarohet për aksionet e Policisë në veri

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 19:47
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka shkruar për aksionet e Policisë së Kosovës në Veri të Kosovës.

Ai ka thënë se Policia është duke parandaluar kontrabandën.

Ka përmendur rastin e së dielës ku u konfiskuan disa produkte si mishra e çokollata, si dhe konfiskimin e një automjeti në kërkim ndërkombëtar.

”Dy ditët e fundit, në disa operacione në veri, @Kosovo_Police ka parandaluar rastet e kontrabandës dhe ka konfiskuar një automjet në kërkim ndërkombëtar”.

“Angazhimi ynë mbetet i njëjtë: kushtetutshmëri dhe ligjshmëri në të gjithë vendin tonë, për një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat