Pas më shumë se dy orë diskutimesh me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan Gabriel Escobar shfaqën shpresën për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
Zoti Lajçak tha se në takim u paraqitën propozimet me tri elente: “i pari shtensionimi i situatës në terren, i dyti, zgjedhjet e reja sa më parë në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”.
Zoti Lajçak i cilësoi të gjata, të hapura dhe të vështira diskutimet me kryeministrin Albin Kurti për këto propozime.
I dërguari amerikan tha se nuk ka parë kurrë me parë kaq shumë unitet brenda komunitetit transatlatnik.
“Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe cdo mik i Kosovës i ka bërë të njëjtat kërkesa. Shpresoj se do të dëgjohemi”, tha zoti Escobar.