NATO ka dalë me një njoftim për arritjen e 500 ushtarëve turq në Kosovë, pas dhunës së paprovokuar dhe të papranueshme në veri të Kosovës që la të plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.
Në këtë njoftim të Aleancës Veri-Atlantike tregohet se ushtarët turq të këmbësorisë do të përbëjnë pjesën më të madhe të përforcimeve të NATO-s në Kosovë.
Ky batalion fillimisht do të vendoset në kampin “Sulltan Murat” dhe do të qëndrojë në Kosovë për aq kohë sa të jetë e nevojshme
“Një batalion shtesë i forcave rezervë të NATO-s është vënë gjithashtu në gatishmëri më të lartë për t’u vendosur nëse është e nevojshme”, ka njoftuar NATO.