Dje, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti arriti me vonesë 30 minuta në takimin me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atë të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
E për këtë, reagoi edhe analisti politik, Shkëlzen Gashi, përcjell “Bota sot”.
Ai përmes një postimi në Facebook ironizoi duke thënë se kryeministri “qenka përgjegjë në pyetjen teme: s'e nali qishën në gjysë për kërkon”.
Postimi i plotë
Kryeministri i Kosovës e paska shty takimin me ndërmjetësit ndërkombëtarë për 30 minuta.
Do të thotë, kryeministri i Kosovës qenka përgjegjë në pyetjen teme: s'e nali qishën në gjysë për kërkon.