Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar dhe emisarin e Bashkimit Evropian, Mioslav Lajçak.
“Asnjëherë nuk kam pa zhgënjim më të madh nga amerikanët me Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se zgjidhja i takon ekzekutivit të vendit.
“Është e paarsyeshme që presidentja Osmani të heshtë. Qeverisë i takon zgjidhja për situatën. Për këtë e kanë votuar qytetarët”, ka thënë Krasniqi ndër të tjera.
Ai në takim me Escobarin dhe Lajçakun, ishte edhe me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku.