Pas rasteve të fundit ne veri të vendit, ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili thotë se krimi dhe kërcënimi nuk duhet të vazhdojnë tutje.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sveçla thotë se rastet si ajo e kontabandimit me mallra, ajo e konfiskimit të veturës dhe ajo e arrestimit të sotshëm të personit që kërcënoi nënkryetaren e Komunës së Leposaviçit duhet të marrin fund.
Tutje Sveçla thotë se koha e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund.
Postimi i plotë:
Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë.
Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit.
Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.