Gërvalla vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Aktuale

Gërvalla vizitë zyrtare në Republikën e Çekisë

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 13:35
Donika Gervalla

Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë.

Gjatë kësaj vizite, temë qëndrore e bisedimeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Ministrja Gërvalla, përveç takimit me ministrin Lipavsky, do të takohet ndër të tjera me ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvořák dhe nënkryetaren e parë të Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë Věra Kovářová.

Kujtojmë se, ditë më parë, Gërvalla mori pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat