Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, është takuar me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Ata kanë diskutuar për situatën në veri dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale atje.
Ai deklaroi se OSBE do t`i ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog.
Me një postim në Twitter, ai tha se kjo ndihmë përfshinë të gjitha komunitetet.