Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Muharrem Nitaj, folur rreth situatës në veri.
Ai emisionin Rubikon në Klan Kosova tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti me veprimet e tij e ka kthyer mbrapsht situatën.
Nitaj tha se Kurti e ka shndërruar një pjesë të Kosovës në problem të sigurisë.
“Kosova sot është shumë pak e pranishme në veri sesa ka qenë dikur”, tha Nitaj në Rubikon.
“Që prej vitit 2021 kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka bërë disa gabime shumë të rënda jo vetëm me mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe qeverisjen e tij. Albin Kurti me veprimet e tij ka arritur që një pjesë të Kosovës ta shndërrojë në problem të sigurisë”, tha ai.