Ardhja e dy emisarëve euro-amerikanë dhe kërkesat e tyre këmbëngulëse ndaj Kosovës për tensionet në veri, sipas deputetit të LDK-së Anton Quni presione të tilla nuk kanë asnjëherë në të kaluarën kur me vendin kanë drejtuar partitë tjera politike.
Quni tha në Prime Time se në të kaluarën kur vendi është drejtuar nga partitë opozitare, s’ka pasur situata të tilla kritike me miqtë amerikanë të Kosovës.
“Si duket janë shterrë të gjitha mundësitë dhe janë përdorë të gjitha instrumentet që Kurti t’rishikojë politikat e veprimet e tij, t’i bashkë-koordinoj ato me aletaët tanë, përderisa nuk ka gaditshmëri që në të ardhmën ky rrugëtim të jetë i përbashkët, atëhere duhet të përdorët vetëm kjo gjuhë. Të jeni të bindur, se nuk është vetëm gjuhë që përdorët por fillojnë edhe veprimet. Në të kaluarën s’kemi pasur situata aq kritike, e të jënë kaq këmbëngulës në kërkesat e tyre.”, tha Quni.
Quni tha se nuk e kupton logjikën se si kryeministri Kurti po e mbanë ende të tensionuar situatën në katër komunat e veriut pas zgjedhjeve të mbajtura atje.
“Nëse është definuar kërkesa shtensionim i situatës, unë se kuptoj logjikën e Kryeministrit që përkundër kësaj ai ta mbajë situatën të tensionuar. Se shoh arsyen pse ai nuk pajtohet me shtensionim të situatës.”, u shpreh Quni.