Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka zgjedhur Sërgjan Sentiq si zëvendës të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
Sentiq siguroi gjithsej 53 vota, ndërsa kundërkandidatët e tij, Admir Rama mori 8 vota,
Ardian Maksuti 1 votë,
Sead Ibishi 3 vota, kurse Esmir Kasi dhe Maria Raduloviq nuk morën asnjë votë.
Në votim për zgjedhjen e zëvendësit të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë morën pjesë 73 deputetë.