Krasniqi në takim me Abbott: Situata është serioze dhe shqetësuese, Kosova vazhdon rrugën euro-atlantike dhe çmon raportet me aleatët

Aktuale

Krasniqi në takim me Abbott: Situata është serioze dhe shqetësuese, Kosova vazhdon rrugën euro-atlantike dhe çmon raportet me aleatët

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 16:39
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është takuar në selinë e PDK-së, me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Krasniqi ka thënë se në këtë takim, ka shprehur qëndrimin e PDK-së në lidhje me situatën aktuale, e cila sipas tij, është serioze dhe shqetësuese.

“Në këtë takim, shpreha qëndrimin e PDK-së në lidhje me situatën aktuale, e cila, fatkeqësisht, është serioze dhe shqetësuese. Ambasadorin Abbott e sigurova se populli i Kosovës vazhdon të mbetet i orientuar drejt dhe bindshëm në rrugën euro-atlantike dhe çmon raportet e mira me aleatët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka thënë se ambasadorit Abbott ia ka rinkonfirmuar qëndrimin konsistent të PDK-së, që interesat e shtetit dhe popullit tonë do t’i vë gjithmonë para interesave partiake.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat