Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në protestën e 29 majit kanë përdorur granata dore dhe bomba shokuese të prodhuara dhe të sjellura nga Serbia.
Kurti përmes një postimi ka thënë se granatat dore ishin M75, ndërsa bombat shokuese ishin P98, nga të cilët metën të plagosur ushtarët e NATO-s, Policët e Kosovës, dhe gazetarët.
Postimi i plotë:
Grupet e dhunshme ekstremiste dhe kriminale në 3 komunat veriore më 29 maj përdorën granata dore SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 dhe bomba shokuese RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, të dyja të prodhuara dhe të sjella nga Serbia, duke plagosur dhjetëra ushtarë të NATO-s, Policët e Kosovës dhe gazetarët.
The violent extremist & criminal groups in the 3 northern municipalities on May 29 used hand grenades SRB (Slavko Rudojić Bugojno) M75 & shock bombs RŠB (Ručna Šok Bomba) P98, both produced & brought from Serbia, wounding dozens of NATO soldiers, 🇽🇰 police officers & journalists.
— Albin Kurti (@albinkurti) June 7, 2023