Mimoza Kusari-Lila: Kosova nuk do të hyjë në sanksionet e BE-së, as të ShBA-së

Aktuale

Mimoza Kusari-Lila: Kosova nuk do të hyjë në sanksionet e BE-së, as të ShBA-së

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 23:23
Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka diskutuar në lidhje me “sanksionet” që mund të imponohen ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka shprehur qëndrimin se Kosova nuk duhet të hyjë në sanksione as nga BE-ja e as nga ShBA-ja.

“Më duhet me ritheksu se Kosova nuk do të hyjë në sanksione as të Bashkimit Evropian as të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka deklaruar ajo.

Në lidhje me përjashtimin e Kosovës nga programi ushtarak “Defender 23”, Kusari-Lila ka thënë se nuk ka qenë sanksion, pasi sipas saj, ishte si një masë reagimi për shprehjen e pakënaqësisë nga SHBA-ja.

Ajo ka kujtuar si shembull taksën 100% të vendosur në vitin 2018 nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj për produkte serbe, e cila sipas saj, kishte pasur pasoja më dramatike.

Megjithëse vizitat e gjeneralëve ishin anuluar dhe aktivitetet të pezulluara, Kusari-Lila ka vlerësuar se kjo nuk duhet të konsiderohet si një shembull i keq.

“Sanksion nuk ka qenë, ka qenë masë, reagim, për të cilin është parë në Kosovë dhe është një formë e komunikimit të pakënaqësisë, këtë rast nga SHBA-ja. Por situatë më dramatike e kemi pasur në vitin 2018 kur, atëherë ish-kryeministri Haradinaj ka vendosur taksën 100 për din të produkteve serbe. Përveç se është anuluar vizita e gjeneralit të parë, janë pezulluar ose anuluar të gjitha aktivitet tjera”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka përmendur se Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka qëndruar prapa kryeministrit në atë kohë dhe se edhe ai kishte theksuar rëndësinë e qëndrimit të fortë ndaj Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat