Pas situatës në veri të Kosovës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehajt është takuar me ish-gjenralin Wesley Clark.
Ministri ka bërë të ditur se kanë diskutuar për situatën dhe uljen e tensioneve në veri.
“Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t'i kontribuonte paqes”, shkruan Mehaj.
Postimi në Facebook:
Në vazhdën e kosnultimeve dhe këshillimeve të vazhdueshme, sot kishim një bisedë me mikun dhe aleatin më të madh të Republikës së Kosovës, Gjeneral Wesley Clark.
Diskutuam lidhur me situatën e tanishme dhe uljen e tensioneve. Ne do të rrugëtojmë krah për krah me partnerët tanë e sidomos me SHBA-të si aleat i pazëvendësueshëm.
Njohja e ndërsjellë mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë është ajo që do t'i kontribuonte paqes.
Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së.