Pas situatës së fundit të krijuar në veri të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video përmes së cilës edhe njëherë është bërë e ditur se Republika e Kosovës nuk i nënshtrohet milicisë fashiste të Vuçiqit, përcjell Bota sot
Në video thuhet se “Republika e Kosovës është rezultat i mijëra dëshmorëve, martirëve e të burgosurve politikë”.
Mes tjerash thuhet se ajo është rezultat edhe i aleatëve tanë.
Kujtojmë se kryeministri Albin Kurti dje tha se Kosovën nuk e dorëzojmë asnjëherë për asnjë çmim para milicisë fashiste.
“Unë jam i gatshëm për diskutime, bisedime, por ritheksoj, republikën tonë demokratike, shtetin tonë të pavarur, Kosovën sovrane nuk e dorëzojmë asnjëherë, për asnjë çmim para milicisë fashiste, para këtyre grupeve kriminale e ekstremistëve”, tha Kurti.