Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se Qeveria Kurti çdo ditë e më shumë po e gropos shpresën e qytetarëve.
Sipas saj ka mungesë edhe të vullnetit politik për përkushtim në trajtimin e problemeve ditore të qytetarëve të Kosovës.
Në seancën e Kuvendit, ajo ka ngritur si shqetësim largimin e qytetarëve, i cili sipas saj, po ndodh për shkak të një politike kaotike në vend.
Deputetja e PDK-së ka thënë se Kosova po përballet me katastrofë sociale kombëtare
Ajo ka kërkuar që Qeveria të marr hapa për parandalimin e largimit të qytetarëve..