Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mirëpritur falënderimet nga policia gjermane e malazeze për konfiskimin e veturës në Mitrovicë të Veriut, e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane.
Sveçla përmes një postimi në Twitter, ka thënë se puna serioze e Policisë së Kosovës po na bën një partner të besueshëm për aleatët tanë.
Tutje, ai ka theksuar se këto raste janë dëshmi e profesionalizmit të Policisë, teksa ka thënë se profesionalizmi nuk mungon në asnjë rast asnjëherë.
“Puna serioze e Policisë së Kosovës na bën një partner të besueshëm për aleatët tanë. Ne kemi mirëpritur falënderimet e veçanta nga pala gjermane dhe malazeze për operacionet e fundit. Këto raste janë dëshmi e profesionalizmit të Policisë sonë, i cili nuk mungon asnjëherë në asnjë rast”, ka shkruar Sveçla në Twitter.
Ndryshe, policia gjermane dhe malazeze kanë falënderuar Policinë e Kosovës për bashkëpunim profesional, në lidhje me konfiskimin e veturës në Mitrovicë të Veriut, e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane.
Në një komunikatë të lëshuar për media, thuhet se policia gjermanëee ka cituar si “sukses të shkëlqyeshëm të kolegëve të Policisë së Kosovës”.