Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot bisedë telefonike me presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka bërë të ditur se me Musar kanë biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë edhe vizitën e saj në Kosovë.
“Bisedë e shkëlqyer me presidenten Musar mbi zhvillimet e fundit, procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë.
Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së grave, paqes dhe Sigurisë.”, ka shkruar Osmani në Twiter.
Excellent call with President @nmusar on recent developments, the upcoming Brdo-Brijuni Process and her forthcoming visit to Kosovo.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 8, 2023
Together, we strive for closer cooperation, peace, stability and a robust implementation of the Women, Peace, and Security agenda. 🇽🇰🇸🇮 pic.twitter.com/CXGmgub2Xv