Deputeti demokrat Klevis Balliu, ka reaguar sot lidhur me draft-propozimin e Kryeministrit Rama për Asociacionin, në Paris dhe Berlin tek Macron e Scholz.
Balliu shprehet se Rama është haptas kundër Kosovës.
Sipas tij, kryeministri është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vuciqit, dhe se sipas tij ai ka urrejtje rraciste për Kosovën, njësoj si Serbët.
“Ai është në sytë e gjithkujtë në botë si një oficer i Vucicit, ai ka urrejtje rraciste për Kosovën njësoj si Serbët. Turbullirat e sotme politike nuk do ta shpëtojnë atë nga ndëshkimi Kombëtar”, ka shkruar Balliu.