Begaj: T’i luftojmë përçarjet brenda vetes

Aktuale

Begaj: T’i luftojmë përçarjet brenda vetes

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 13:34
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në fjalën e tij me rastin e 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit ka thënë se kombi shqiptar duhet të mbështetet te partnerët e vet strategjik.

Begaj, i cili është zyrtari më i lartë i Shqipërisë që ka ardhur në Prizren për këtë ngjarje, para Presidentes Vjosa Osmani e Kryeministrit Albin Kurti, ka folur për luftimin e përçarjeve dhe unitet politik.

“Jemi me fat që të parët tanë, përveç gjuhës e kulturës na kanë trashëguar edhe miqësitë e vjetra e partnerë strategjikë të besueshëm, tek të cilët mund dhe duhet të mbështetemi kurdoherë. Jo çdo gjë ka qenë e lehtë por e ardhmja e kombit tonë do të jetë gjithnjë e më e begatë nëse ne luftojmë ndasitë dhe përçarjet mes vetes tonë, mes njëri tjetrit, nëse ne ruajmë boshtin tonë moral"- tha ai.


Kujtojmë se 145 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sot mblodhi disa nga krerët institucionalë të Kosovës dhe Shqipërisë në Prizren për të shënuar këtë ngjarje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat