Analisti Xhevvdet Pozhari ka thënë se faktorët ndërkombëtarë e kanë vendosur qëllimin që ta shkëpusin Serbinë nga ndikimi rus.
Kështu, siç shkruan Pozhari, supozojnë se ky shtet nuk do të jetë faktor destabilizues i Ballkanit.
"Për ta arritur këtë qëllim, Kosovës po ja kërkojnë dhunshëm dhe me agresivitet kompromiset. Madje, kanë shkuar aq larg sa thonë haptazi: Nëse nuk i bëni vet, do t'i bëjmë ne pa ju pyetur!", ka shkruar Pozhari.
Sipas tij, në krejt këto zhvillime, më të mjerët janë ata që tentojnë ta fajësojnë kryeministirin Kurti, i cili "mëkatin" e vetëm e ka që përpiqet ta mbrojë sovranitetin, gjëja më legjitime që duhet ta bëjë udhëheqësi i një vendi.
Pozhari, tutje ka kritikuar fort edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
"Në vend të përgjigjes nga faktori ndërkombëtar, përgjigjja i vjen nga Edi Rama dhe sejmenët e tij mediatikë se Kosova paska fituar shumë kur e ka fituar lirinë dhe pavarësinë. Tash duhet ta paguaj çmimin - themelimin e Asociacionit dhe autonominë për komunat në veri!"