Të shtunën në Prishtinë është mbajtur Parada e Krenarisë, ku për herë të parë ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga sheshi kryesor i Prishtinës, ai premtoi se do të kujdeset për ta kaluar në Kuvend Kodin Civil kur të dërgohet për miratim.
Megjithatë Kurti brenda partisë së tij ka disa deputetë që kanë shprehur kundërshtitë e tyre për projekt Kodin Civil që lejon martesat e gjinisë së njëjtë.
Një nga ta është edhe deputeti Gramos Agusholli.
I njëjti ka bërë një reagim sot në profilin e tij, duke shkruar “Përgjithmonë familja. Shnosh’.