U trondit nga persona të maskuar që hynë dhe e kërcënuan, Fatmir Shehollit i ndodhi e “papritura” me policinë pas emisionit

Aktuale

U trondit nga persona të maskuar që hynë dhe e kërcënuan, Fatmir Shehollit i ndodhi e “papritura” me policinë pas emisionit

Nga: N.E Më: 12 qershor 2023 Në ora: 19:37
Fatmir Sheholli

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, kishte qenë i ftuar në emisionin “Kojshija Show”, ku në fillim të emisionit ai u befasua nga disa persona me maska që i kishin përgatitur atij një kamerë të fshehtë.

Personat dëgjohen duke i thënë Shehollit që “Ti je udbash”.

Por, kjo kamerë e fshehtë i ka “kushtuar” Shehollit edhe ndryshe.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se për këtë aktrim është marrë në pyetje nga Policia e Kosovës.

Sipas tij, me marrje në pyetje e ka kuptuar që është aktor brilliant i inskenimeve që duken reale.

Shkrimi i plotë:

Nuk e kam ditur që edhe për aktrim në "Kojshia Shoë" të merr në pyetje Policia e Kosovës!

Rrnoft Republika e Albin Kurtit!

Por, e kuptova se jam aktor brilant i inskenimeve që duken reale!

Tash po e thërrasim " Eskobarin në telefon"!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat