Halimi: Kosova po shkon drejt izolimit për shkak të politikës kryeneçëse

Aktuale

Halimi: Kosova po shkon drejt izolimit për shkak të politikës kryeneçëse

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 21:51
Sibel Halimi

Sibel Halimi, zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar pasi ambasadorët e QUINT’it e injoruan treshen institucionale Osmani-Kurti-Konjufca, në ngjarjen shtetërorë për nder të Çlirimit të Kosovës.

Nga prizmi i Halimit kjo nënkupton atë që “Kosova po shkon drejt izolimit ndërkombëtar”.

”Me aleatët tanë e fituam lirinë dhe paqen, ndërsa sot në përvjetorin e 24-të, në ditë feste, në vend se në krahë t`i kishim të njëjtit për të kremtuar, ata nuk marrin pjesë në pritjen shtetërore. Fatkeqësisht, për shkak të kryeneçësisë së këtij pushteti, vendi ynë është duke shkuar drejt izolimit ndërkombëtar”.

“Mungesa e vendeve të QUINT-it në ngjarjen e organizuar nga Presidenca dhe Qeveria paraqet shqetësim për qytetarët e vendit”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Sipas saj, kjo situatë e pasqyron gjendjen politike.

”Një pamje e tillë më së miri prezanton gjendjen tonë politike në të cilën ndodhet vendi ynë.

Liderët e kësaj klase politike përshëndesin vetëm veten. Kosova meriton një politikë të përgjegjshme dhe me vizion të qartë”, ka thënë Halimi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat