Ambasadori gjerman nuk e komenton takimin me Kurtin
Ambasadori gjerman Jorn Rohde, i cili ka mbërritur në Samitin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP), që po mbahet në Klan Arena, nuk ka pranuar ta komentojë takimin dyorësh që e pati sot me kryeministrin Albin Kurti dhe ambasadorët e tjerë të Quintit.
Rohde tha se s’mund ta komentojë takimin.
Kujtojmë se takimi i sotëm i Kurtit me ambasadorët e shteteve të Quintit, po konsiderohet si njëri ndër takimet më të gjata të mbajtur ndonjëherë në Qeverinë e Kosovës.
Përfundon takimi i përfaqësuesve të QUINT-it dhe Kurtit
Takimi i përfaqësuesve të shteteve të QUINT-it, me kryeministrin Albin Kurti ka përfunduar.
Nga ky takim doli zëvendës ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Alyson Grunder, ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ambasadori Francës dhe shefi i zyrës se BE-së, Tomas Szyunog.
Përfaqësuesit e shteteve të QUINIT nuk u deklaruan për medie.
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit
Përfaqësuesit e shteteve të Quintit janë duke zhvilluar një takim në kryeministri ku temë kryesore janë zhvillimet në veri të Kosovës.
Poashtu në takim pritet të diskutohet mundësia për gjetjen e shpejtë të një zgjidhjeje bazuar në kërkesat dhe këshillat e ambasadorëve të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Ky është ndër takimet e rralla kur përfaqësuesit e pesë shteteve më të fuqishmë në botë të akredituar në Prishtinë shkojnë kaq herët në takim te ndonjë lider kosovar.