Analisti Gazmir Raci ka komentuar planin e kryeministrit për deeskalimin e situatës në veri.
Ai ka thënë se plani i shefit te ekzekutivit ishte shumë gjeneroz.
“Kryeministri Albin Kurti sot bëri ofertë shumë gjeneroze për de-eskalimin e situates së krijuar në veri të Republikës së Kosovës. Sundimi i Ligjit parakusht për Zgjedhje të lira e të ndershme dhe demokratike”, ka shkruar Raci në profilin e tij në Facebook.
Këto deklarata duket se erdhën pas konferencës për medie të mbajtur nga Kurti.