​S’ka kuorum, dështon raportimi i ministres Rozeta Hajdari

Aktuale

​S’ka kuorum, dështon raportimi i ministres Rozeta Hajdari

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 12:53
Foto nga takimi

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publik.

Në rend të ditës së këtij komisioni ka qenë shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Mbështetje e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme MINT/KIESA”.

Ku e ftuar ishte ministrja Rozeta Hajdari.

Në komision ka munguar kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami nga LDK-ja, anëtari i komisionit nga PDK-ja, Rashiq Qalaj dhe Albana Bytyqi nga AAK. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat