Nitaj, Kurtit: Një hap para dy mbrapa

Aktuale

Nitaj, Kurtit: Një hap para dy mbrapa

Nga: F.S Më: 13 qershor 2023 Në ora: 13:13
Muharrem Nitaj

 Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka komentuar planin pesë pikësh të kryeministrit Albin Kurti për deeskalimin e situatës në veriun e Kosovës.

Anëtari i Kryesisë së këtij subjekti politik, Muharrem Nitaj ka thënë se realisht aty pati vetëm dy pika e jo pesë siç i prezantoi Kurti në konferencë për media.

"Duke e përpjekur për ta deshifruar planin pesëpikësh te Kryeministrit, i cili në fakt i kishte vetëm dy pika: zgjedhjet e parakohshme në veri dhe një takim i nivelit të lartë në Bruksel, brenda javës.

Këto tri tjerat ëer funksionimin e rendit dhe ligjit, largimin e bandave, identifikimin dhe ndëshkimin e sulmuesve, për çdo njeri normal janë të vetkuptueshme!

Kur dikur ka qenë e mundur të behej një hap para, tash i bjen një hap para e dy mbrapa"-ka shkruar Nitaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat