Sot Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar në veri një nga organizatorët e sulmeve në veri, Milun Milenkovic
Por, pas arrestimit të serbit, Policia e Kosovës është sulmuar nga huliganët serbë në veri.
Mediet nga atje raportuan se një veturë e Policisë Kosovës goditet me gurë nga disa persona.
Vetura po ashtu, sipas raportimeve has edhe në vështirësi nga veturat tjera për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.