Analisti: Tensionet në veri janë në koordinim me pushtetin e Beogradit

Aktuale

Analisti: Tensionet në veri janë në koordinim me pushtetin e Beogradit

Nga: A.SH Më: 13 qershor 2023 Në ora: 17:58
Veriu i Kosovës

Pas tensioneve dhe arrestimit në veri, ka reaguar edhe analisti Skënder Mulliqi.

Ai ka thënë se Kosova po mundohet të vendoset rend dhe lidh ne veri, duke arrestuar kriminelët në veri, i cili ka qenë krimineli kryesor në lendimin e policisë të Kosovës, shumë pjestarëve të KFOR-it.

“Gjithçka është në koordinim me pushtetin e Beogradit”, ka shkrua ai në Facebook.

Postimi në Facebook:

Se rebelimet e strukturave paralele kriminale serbe ne veri, nuk njohin kufij tregon edhe eskalimi më I ri në veri të Kosovës, pas arrestimit të kriminelit të kërkuar serb, Milun Millutinoviq.Policia e Kosovës ekziston për të vu rënd dhe ligj në qdo cep të vendit. Ne ketë kontest edhe ka vepruar sot në veri duke e arrestuar njerin nga udheheqësit kryesor te protestave brutale serbe, Milun Milenkoviq-Lune. Lune është krimineli kryesor në lendimin e policisë të Kosovës, shumë pjestarëve të KFOR-it, dhe në thyerjen dhe demolimin e shumë veturave edhe të gazetarëve që kanë raportuar. Se gjithqka është në koordinim më pushtetin e Beogradit, flet e dhëna së pas arrestimit të Milenkoviqit, ka organizuar konferencë të jashtzakoshme, i ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, i cili ka mbrojtur të arrestuarin Lune me motivacion së ai është sportist i shquar dhe mbrojtës i të drejtave të serbëve në Kosovë. Petkoviq më këtë rast ka adresuar akuza të rënda ndaj pushtetit të Prishtinës dhe kryeministrit Kurti. Ka harruar ky shovenist dhe shovenistet tjerë serb së Kosova është shtet sovranm dhe i pavaruar, dhe se çdo incident i lehte apo i rëndë do të ndeshkohet nga organet perkatese te Kosoves. Bashkësia ndërkombëtare nuk bëri hiq mirë që disa herë në një mënyrë apo tjetër i arsyetoj veprimet brutale të këtyre bandave në veri më skenar të posaqëm nga Beogradi për ndarje të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat