Me sa vite mund të dënohet arsimtari në Deçan që ngacmoi seksualisht nxënësen?

Aktuale

Me sa vite mund të dënohet arsimtari në Deçan që ngacmoi seksualisht nxënësen?

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 18:20
Arsimtari i Deçanit

Avokati kosovar, Ardian Bajraktari, ka parashikuar dënimin e mundshëm ndaj arsimtarit të Deçanit, i cili dyshohet se kishte ngacmuar seksualisht një nxënëse.

Ai ka thënë se abuzimi dhe keqpërdorimi i fëmijëve duhet të ndëshkohet ashpër.

“Sulmi seksual, kur behet ndaj personave nën moshën 16 vjeçare, kryesi dënohet me burgim nga 5 deri në 10 vjet, e kur sulmi kryhet ndaj personave nën moshën 14 vjeçare, kryesi dënohet me burgim nga 10 deri në 20 vite. Këtë masë e parasheh nenin 229, i Kodit Penal. Përveç kësaj, Gjykata ia shqipton kryesit të veprës penale nga neni 165, apo Kapitulli XX (veprat penale kundër integritetit seksual) të Kodit, të kryer ndaj fëmijës, ndalimin e ushtrimit të profesionit, veprimtarisë ose detyrës që përfshin kontaktin e rregullt me fëmijë”, ka shkruar ai.

Ai ka përmendur edhe nenet e Kodit Penal për dënimet në këso raste.

“Kjo masë mund të shqiptohet në kohëzgjatje të përjetshme, e cili i nënshtrohet shqyrtimit periodik gjyqësor nga Gjykata pas skadimit të dhjetë (10) vjetëve nga fillimi i ekzekutimit të masës së shqiptuar. Këtë e përcakton neni 63, po ashtu i Kodit Penal. Toleranca ndaj këtyre krimeve, duhet të jetë zero, sikur edhe mirëkuptimi”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat