Maloku: As KFOR-i e as EULEX-i nuk u deklaruan për arrestimin e sotëm në veri

Aktuale

Maloku: As KFOR-i e as EULEX-i nuk u deklaruan për arrestimin e sotëm në veri

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 19:08
Njohësi i zhvillimeve politikë, Albinot Maloku

Njohësi i zhvillimeve politikë, Albinot Maloku, e ka komentuar situatën që u bë sot në Mitrovicën Veriore, pas arrestimit të serbit që dyshohet për organizim të sulmeve ndaj KFOR-it në protestat e ditëve të më hershme në komunat veriore.

Në Info Magazine, ai ka deklaruar se për këtë arrestim të sotëm do të duhej që të reagonte Misioni i BE-së në Kosovë, EULEX, dhe ai i NATO-s, KFOR.

“Situata në veri të vendit sot nuk është e mirë, a ka banda kriminale? Ka pasur. A është i drejtë aksioni për t’i arrestuar?”.

“Në kushte normale do të duhej edhe faktorët ndërkombëtarë, EULEX-i edhe KFOR-i me deklarata përkrahëse për qeverinë e vendit. Por nuk e bënë këtë. Do të duhej të kishim një deklaratë por edhe mbështetje për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Maloku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat