Rron Gjinovci reagon ashpër: Ja pse Rama dhe Vuçiqi e kanë problem Kosovën

Aktuale

Rron Gjinovci reagon ashpër: Ja pse Rama dhe Vuçiqi e kanë problem Kosovën

Nga: A.SH Më: 13 qershor 2023 Në ora: 20:11
Vuqiq dhe Rama

Edi Rama ka njofutar se është anuluar mbledhja e qeverive, e planifikuar për nesër (e mërkurë).

Për këtë ka reaguar analisti Rron Gjinovci, i cili ka thënë se Rama dhe Vuçiq i përkasin të njejtës mafi, andaj Rama bën më shumë për Serbinë sesa për Kosovën.

Por, Gjinovci shkruan se “Kosova ka me i luftu suksesshëm këto dy mafi, këta dy lider autokratik, me demokraci, me sundim të ligjit, me avancim të të drejtave të njeriut”.

Postimi në Facebook:

Rama dhe Vuçiçi nuk janë shokë të qefit, por të zorit, sepse të dy i përkasin të njejtës mafi, prandaj Rama ma shumë bën për Serbinë sesa për Kosovën. Mafia s'ka komb 😀

Serbia dhe Shqipnia, dy vende me mungesë të lirisë së shprehjes, me demokraci të brishtë, me zgjedhje të komprometume, me akuza nga raportet ndërkombëtare se shërbejnë si vende tranzit i drogës dhe kontrabandës, e kanë problem Kosovën, e cila zhvillon zgjedhje demokratike pa asnjë problem signifikant, e cila prin në liri të shprehjes, e cila nuk e ka një qeveri të korruptume. E kanë problem Kosovën sepse Kosova është shembulli i afërt i popujve të Shqipnisë e Serbisë se qysh mundet me kon ma demokratik, ma i lirë e i pakorruptum nji vend i Ballkanit. Ky është rrezik serioz për qeveritë me tendenca autokratike në këto dy vende. Mafitë që e udhëheqin edhe Shqipninë edhe Serbinë e kanë problem sundimin e ligjit në Kosovë, sepse droga nga porti i Durrësit duhet me qarkullu nëpër Kosovë për me mbërri në muret e Evropës ( në Hungari), përmes Serbisë.

Kosova ka me i luftu suksesshëm këto dy mafi, këta dy lider autokratik, me demokraci, me sundim të ligjit, me avancim të të drejtave të njeriut. Kosova është ylli që shëndrrit në errësirën e Ballkanit perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat