Sot Policia e Kosovës në një aksion në veri ka arrestuar kriminelin Milun Milenkovic - Lune.
Ekspreti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se bandat në veri janë edhe proruse, si ky arrestimi i sotëm që ndodhi.
Ai shkruan se “Lune” ka qenë njeriu kryesor i të ashtuquajturës "Mbrojtja Civile", grup kriminal ilegal, i cili ka keqtrajtuar dhunshëm të gjithë qytetarët në veri të vendit.
Postimi në Facebook:
Nuk ka mundësi që bandat e krimit serb në veri të mos jenë proruse, siç është edhe vet rasti i sotëm i kriminelit të arrestuar Milun Milenkovic - "Lune".
Shikojeni që në njërën anë e ka edhe flamurit e shtetit të Putinit.
Flamuri rus gjendet përkrah atij serb në klubin e kik-boksit, në veri të Mitrovicës, të cilin e udhëheq "Lune".
Sipas të dhënave që ka siguruar gjatë ditës, Instituti OCTOPUS, ky farë "Lune" ka qenë njeriu kryesor i të ashtuquajturës "Mbrojtja Civile", grup kriminal ilegal, i cili ka keqtrajtuar dhunshëm të gjithë qytetarët në veri të vendit, e të cilët nuk i janë bindur urdhrave të Serbisë, të porositura nga Vuçiq e Radojçiq.