Anulimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës që ishte paraparë të mbahej nesër (e mërkurë) në Gjakovë është bërë temë kryesore e debateve të sontme në televizionet e Kosovës.
E në debatet që janë duke u zhvilluar momentalisht si panelist në shumicë janë ftuar analistë që nuk e përkrahin kryeministrin e Kosovës Albin Kurt, përkatësisht qëndrimet e tij dhe të Qeverisë.
Kjo gjë ka marr vëmendjen e analistit Shkëlzen Gashi, i cili i ka pyetur mediet në fajalë nëse iu vjen “marre” për këto veprime.
“I pashë njoftimet e paneleve me 'analista', nga pesë 'analista' kundër qeverisë të Kosovës e një kishe pro. e ksi, a ju vjen marre naj trohë a hiç?”, shkruan Gashi në profilin e tij në Facebook.