Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, ne ekonomi e në marrëdhënie me jashtë.
Hoti tha se vetëm në një situatë normale mund të këtë zhvillim me të mirë për qytetarët e Kosovës pa dallim.
Reagim i Hotit vjen si pasojë e anulimit të mbledhjes mes dy qeverive, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Postimi i plotë:
Kosova ka nevojë për normalitet në politikë, në ekonomi e në marrëdhënie me jashtë.
Vetëm në një situatë normale e pa presione mund të arrihen marrëveshje të mira për integrimin e veriut në jetën politike, ekonomike e shoqërore të Kosovës.
Vetëm në një situatë normale mund të ketë zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Çdo qasje tjetër është e dëmshme dhe e rrezikshme për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.