Situata në Mitrovicë të Veriut është e qetë.
Në rrugën kryesore në Lagjen e Boshnjakëve po qëndrojnë Policia e Kosovës.
Nëpër rrugët e qytetit situatën po përcjellin edhe EULEX-i.
Kujtojmë se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, me të cilin ka biseduar për situatën në veri të Kosovës.
Lajçak ka deklaruar se ata janë pajtuar për nevojën e ndërmarrjes së hapave për të depërshkallëzuar situatën në pjesën veriore të Kosovës.
“Ishte e dobishme të takoja zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, për të diskutuar për situatën në veri të Kosovës. U pajtuam se duhet të ndërmerren hapa për depërshkallëzimin e menjëhershëm.
Këtë e theksova edhe kur iu drejtova ambasadorëve të NATO-s”, ka shkruar diplomati sllovak.