Dje u hodh ngjyrë në drejtim të Liburn Aliut në Leposaviq, Policia jep detaje

Aktuale

Dje u hodh ngjyrë në drejtim të Liburn Aliut në Leposaviq, Policia jep detaje

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 11:56
Lulzim Hetemi

Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për sulmin ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, që dje vizitoi kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Në raport thuhet se dy vetura të Policisë së Kosovës derisa kanë qenë në eskortë janë sulmuar me vezë dhe ngjyrë nga persona të panjohur.

“SULM & ASGJËSIM APO DËMTIM PRONE- Leposaviq 13.06.2023 – 09:15. Raportohet se  dy vetura pronë e Policisë së Kosovës deri sa kanë qenë në eskortë duke u kthyer nga objekti i Komunës së Leposaviqit, nga të dyshuar deri më tani të panjohur janë sulmuar me vezë dhe me ngjyrë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat