PSRK kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj Milenkoviç

Aktuale

PSRK kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj Milenkoviç

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit Milun Milenkoviç, i cili u arrestua dje si i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Këtë e ka bërë të ditur për RTKlive.com, Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Ndryshe, lajmin për arrestimin e të dyshuarit Milenkoviq, e kishte konfirmuar dje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook, e po ashtu pak më vonë edhe Policia e Kosovës konfirmoi këtë arrestim.

“Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën  Mitrovicë Veri,  Policia e Kosovës ka arrestuar  një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një (1) zyrtar policor. Pas  operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’rast 2  zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë poashtu.  Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, thuhej në konfirmimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat