Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka shqyrtuar kërkesën buxhetore të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2024, mirëpo nuk është hedhur në votim për shkak të mungesës së vendimmarrjes.
Kërkesa e Kuvendit për buxhet shtesë është mbi 1.4 milionë euro për punësimin e stafit mbështetës politik personal për deputetë të Kuvendit që bëhet fjalë edhe për vizitës, si dhe për punëtorë tjerë në administratë.
Sekretar i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Arben Loshi, në mbledhjen e këtij Komisioni ka thënë se vetëm për programin e stafit mbështetës politik nevojiten 984 mijë euro. Kjo kërkesë, sipas tij vjen edhe si rrjedhojë e miratimit të Rregullores së Kuvendit.
Sekretari Loshi ndërkaq theksoi se për kategorinë mallra dhe shërbime nuk kanë paraparë rritje të buxhetit.
Megjithatë, anëtarët e Komisionit nga radhët e Vetëvendosjes kanë vlerësuar se deputetët kanë nevojë për mbështetje profesionale, jo teknike me makina e shoferë.
Anëtari i Komisionit nga VV-ja, Eman Rrahmani theksoi se është me rëndësi që deputetët të kenë zyra dhe jo luks me makina e shofer.